Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë prodhuar mjetet e para taktike në Shqipëri për industrinë e mbrojtjes, duke theksuar se ato përmbushin standardet e NATO-s. Rama sqaroi se mjetet janë prodhuar në Shqipëri, ndonëse pjesët e këmbimit janë siguruar nga kompani të mëdha të industrisë automobilistike. Sipas tij, kjo nuk e zbeh faktin se bëhet fjalë për prodhim vendas.
Ai kritikoi ata që, sipas tij, vënë në dyshim këtë arritje, duke thënë se kush pretendon se këto mjete nuk janë prodhim shqiptar “nuk di çfarë flet”. Kryeministri shtoi se kompania shqiptare që i prodhon këto mjete ka lidhur kontrata shitjeje me 30 vende aleate dhe mike, duke e cilësuar këtë si dëshmi të cilësisë dhe besueshmërisë së produktit.
Në fund të reagimit të tij, Rama tha se urrejtja nuk duhet të errësojë vlerësimin për sukseset e arritura.
