“Sunny Hill” bllokon Prishtinën

0%

Shpërndaje në: Kolonë e gjatë e automjeteve është krijuar në rrugën që çon drejt festivalit Sunny Hill në Bërnicë të Prishtinës. Sipas pjesëmarrësve, kolonat po zgjasin gati me orë për të mbërritur në zonën e festivalit. “Sunny Hill” konsiderohet një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore.

Sonte në natën e parë të festivalit në skenë do të ngjitet ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry. Interpretuesja e hiteve të njohura botërore si “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” dhe “Teenage Dream” pritet të paraqitet në orën në “Sunny Hill Stage”, në një nga paraqitjet më të mëdha muzikore të këtij viti në Kosovë.

Përveç Katy Perry, paraqiten edhe artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë në disa skena, ndërsa edicioni i këtij viti do të vazhdojë deri më 2 gusht me emra të njohur si Lewis Capaldi dhe Martin Garrix dhe Keinemusik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha