Sot Haxhiu mbledh kryetarët e partive për seancën konstituive

0%

Shpërndaje në: Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ftuar mbledhje me kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të bërë përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re. Kjo mbledhje do të mbahet sot me fillim nga ora . Në të bëhen përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI të Kuvendit, të ftuar për 6 gusht.

Në rend dite, në seancë konstituive është formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve. Kjo mbledhje mbahet nga kryetari i legjislaturës së shkuar. E seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i ndihmuar nga më i riu.

Burimi: Koha