Shpella e Gadimës, mrekullia nën tokën e Kosovës që tërheq vizitorë

0%

Nga: Fatjona Rudi Shpërndaje në: Pak kilometra larg Prishtinës, në Gadime te Lipjanit, nën sipërfaqen e tokës, fshihet një nga thesaret më të veçanta natyrore të Kosovës. Shpella e Gadimës, e njohur për kristalet e rralla të mermerit dhe historinë e saj miliona vjeçare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend.

Fatjona ka qenë atje për të parë nga afër bukuritë dhe veçantitë që e bëjnë unike. Ajo ka biseduar me drejtoreshën e kësaj shpelle edhe për vizitorët nga anë e mbanë bota qe po i tërheq kjo shpellë gjithnjë e më shumë. Pak kilometra larg Prishtinës, fshihet një nga thesaret më të veçanta natyrore të Kosovës.

Shpella e Gadimës, e njohur për kristalet e saj të rralla të mermerit dhe historinë miliona vjeçare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend. Në vizitën tonë brenda shpellës na shoqëron drejtoresha, Adriana Pllana. Historia e saj nisi krejt rastësisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 1966, një banor i kësaj zone, teksa po punonte për të ndërtuar shtëpinë e tij, ra në një gropë të thellë. Edhe SOT 12 dhj 2025 Boksieri kampion nga Durrësi vjen në Prishtinë për stërvitje Pasuria e shpellës, e cila e bën atë unike, është prania e aragonitëve, të cilat, si zbukurime shpellash, janë ngjarje të rralla. Rrugëtimi vazhdon në sallën koncertale.

Emrin e ka marrë nga studentët e asaj kohe, të cilën mbanin koncerte të ndryshme. Kjo pjesë ngjan me një amfiteatër natyror. Vëmendjen e vizitorëve e tërheq një formacion që i ngjan hartës së Kosovës, një nga pikat më të veçanta brenda shpellës. Me të hyrë më thellë, uji vazhdon të jetë magjia e kësaj shpelle, me një liqen të vogël nëntokësor dhe rrjedhat e tij të ngadalta.

Edhe SOT 18 kor 2026 “Vështrim psikologjik mbi çështjen Çame”, studim mbi trashëgiminë e traumës ndër breza Pikërisht këtu ndodhet edhe “Fontana e dëshirave”, një vend që shoqërohet me besime dhe tradita të ndryshme. Çdo kthesë zbulon një formë tjetër. Njëra prej tyre njihet si “Zemra e Shpellës” dhe formacioni që e kanë pagëzuar me emrin “Mjekra e Skënderbeut”.

Studiuesit vlerësojnë se kjo shpellë është krijuar rreth 80 milionë vjet më parë. Ndër formacionet më të njohura janë këto dy kristale të vendosura përballë njëri-tjetrit e që kanë marrë emrin “Romeo dhe Zhulieta”.

Edhe SOT 4 kor 2026 “Sharri Wildlife” – Zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e ambientit Drejtoresha tregon se investimet nuk janë të pakta dhe planifikohet të ketë edhe më shumë, teksa tregon se vizitorët duhet të paguajnë vetëm dy euro. Si kjo shpellë janë gjithsej vetëm 6 në botë.

Burimi: Koha