Ishte një ndër iniciatorët e shkarkimit të Abdixhikut, reagon Zemaj

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të anëtarësisë së partisë për vazhdimin e mandatit të kryetarit aktual, Lumir Abdixhikut. Zemaj ka thënë se 51 për qind e delegatëve të pranishëm u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit, duke theksuar se ky është një vendim politik që duhet respektuar.

“LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj”, ka shkruar Zemaj. Ai ka shtuar se vazhdon të besojë se vetëm një LDK e fuqishme mund t’i shërbejë një Kosove të fortë, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët për ringritjen e partisë. “Përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë”, ka përfunduar ai.

Bajrami flet pasi Abdixhiku mbeti kryetar i LDK-së Ndërkohë, gjatë ditës ka reaguar edhe deputetja Hykmete Bajrami. Ajo ka pranuar se ishte pjesë e delegatëve që kërkuan ndryshim në LDK. “Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe, Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për shkarkimin e tij nga kreu i LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. Kujtojmë se 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të tij si kryetar. Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin dhe pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Burimi: Telegrafi