Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria miratoi Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026.
Gjatë këtij gjashtëmujori pranimet ishin në shumë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërkaq shpenzimet gjatë gjashtëmujorit arritën shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro. Në mbledhje u mor vendimi për të ndarë mjete financiare në shumën prej 21,000.00 euro, (njëzetenjë mijë euro) për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”me regji të Mario Banushit.
Gjithashtu, qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej 1,400,000.00 €, (një milion e katërqind mijë euro), për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Në mbledhje u miratua edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës për miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. / Telegrafi
