Një dritë shprese nga Gaza – Shefi i OKB-së: Plani për çarmatimin e

0%

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin e raportuar për çarmatimin e Hamasit, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv në një kohë kur Lindja e Mesme po përballet me tensione të shumta.

Duke folur për situatën në rajon, Guterres tha se marrëveshja e raportuar për Gazën është “lajmi i vetëm i mirë në ditët e fundit”, ndërsa bëri thirrje për ndaljen e luftimeve në të gjitha frontet. “Më lejoni të jem i qartë: luftimet duhet të ndalen në të gjitha frontet në rajon”, deklaroi shefi i OKB-së, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Plani i njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump parashikon çarmatimin e plotë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura, si dhe një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza. Sipas raportimeve, marrëveshja parasheh gjithashtu një proces të mbikëqyrur ndërkombëtarisht për heqjen e armëve dhe kalimin e administrimit të Gazës te një strukturë e re qeverisëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, zbatimi i planit mbetet sfida kryesore, pasi palët ende kanë dallime për mënyrën dhe renditjen e hapave që duhet të ndërmerren. Izraeli kërkon çarmatimin e Hamasit si kusht kryesor, ndërsa grupi palestinez e ka lidhur këtë proces me tërheqjen izraelite dhe përfundimin e operacioneve ushtarake. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com