Një burrë përshkon mbi 5 mijë kilometra me biçikletë për të vizatuar

0%

Çiklisti francez Frederic de Lanouvelle ka ngarë biçikletën 5750 km rreth Francës për 37 ditë për të vizatuar në GPS një lule në nderim të nënës së tij e cila është e diagnostifikuar me Alzhaimer. Ai kaloi nëpër 40 departamente, ngjiti mbi 60,000 metra diferencë lartësie dhe kjo arritje është njohur zyrtarisht nga Guinness World Records.

Sfida, e quajtur “La Fleur de l’Espoir” (Lulja e shpresës), mblodhi gjithashtu mbi 11,000 euro për kërkimet mbi Alzheimerin. Gjatë rrugëtimit, De Lanouvelle ndaloi në shtëpi kujdesi dhe spitale universitare për të ndërgjegjësuar njerëzit për këtë sëmundje.

Burimi: Telegrafi