Muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes, gjobiten me 200 mijë

0%

Kontrollet e Policisë së Durrësit për ndotjen akustike në zonat turistike kanë çuar në ndëshkimin e dy pronarëve të lokaleve në Golem. Ata u gjobitën me nga 200 mijë lekë secili, pasi matjet e kryera nga autoritetet konstatuan se muzika në lokalet e tyre tejkalonte kufijtë e lejuar nga ligji.

DVP Durrës Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave dhe zbatimin e orarit të aktiviteteve me muzikë. Ndëshkohen 2 pronarë lokalesh, secili me masë administrative 200 000 lekë të rinj, pasi në lokalet e tyre në Golem, gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar, gjatë mbrëmjes.

Shërbimet e Stacioneve të Policisë Golem dhe Plazh, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet në terren, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Nga matjet e realizuara sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, është konstatuar muzikë mbi nivelin e lejuar në 2 lokale në Golem. Për këtë shkelje, pronarët e këtyre lokaleve, shtetasit G. Gj., 46 vjeç dhe F. S., 30 vjeç, u ndëshkuan secili me masë administrative 200 000 lekë të rinj.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora deri në orën . Gjithashtu, vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Burimi: Bota Sot