Mickoski: Të hënën do të bëhen analiza për derivatet e naftës

0%

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se nga e hëna do të ketë njoftim për çmimet e reja të deriateve të naftës. “Të hënën do të bëhet analiza e çmimit të karburanteve”, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai rikujtoi se kjo është një procedurë e rregullt e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Spitalin Klinik të Manastirit, Mickoski tha se së shpejti pritet të publikohet të dhënat për inflacionin në muajin korrik. “Por, bazuar në të dhënat që i marr nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, pres prioritete krejtësisht të ndryshme”, theksoi Mickoski.

Lidhur me pretendimet për heqjen e shtyllës së dytë pensionale, Mickoski tha se një njoftim i tillë nga ana e Qeverisë nuk ekziston. “Kush ka njoftuar se do të ketë heqje të shtyllës së dytë? Unë mund të flas në emër të Qeverisë. Një njoftim i tillë nga ana e Qeverisë nuk ka”, deklaroi Mickoski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi