Hertica e tokave pjellore e atraksioneve turistike

0%

Nga: Fatjona Rudi Shpërndaje në: Ramiz Bilalli është 53 vjeçar. Çdo ditë kujdeset për bagëtinë, shpendët dhe kopshtin e tij, prej të cilave siguron të ardhurat për familjen. Ndryshe nga shumë banorë që ndër vite janë larguar nga Hertica, ai ka vendosur të vazhdojë jetën në vendlindje. “Unë quhem Ramiz Bilalli, jetoj në fshatin Herticë, i kam 53 vjet.

Merrem zakonisht me bujqësi, veç sa për familje për shembull”. Ai e vlerëson shumë vendlindjen e tij. Edhe SOT 27 jan 2026 Rrëfimi për shtëpitë shkolla vjen në libër nga Fadil Aliu Sipas Bilallit, Hertica ofron kushte shumë të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, falë tokës së saj pjellore.

“Këtu si Herticë është vendi, si sipërfaqe punohet çdo gjë, edhe është e mirë për grurë, për misër, për bahçe, për blegtori, në përgjithësi, është që ja vlen edhe me punu, edhe me jetu, mos me dalë deri në lagje të Kuvaitit me jetu, mirëpo këtu është, mundet me jetu një familje, qysh të dush”, thekson ai “Këtu në mëngjes çohesh i rregullon për gjysmë ore bagëtinë, del punon për shembull rreth shtëpisë mundesh me punu sa të dush, ndaq në bahçe, janë shkollat, ka ambulantë, e vetmja ujë si ujë, ne vetëm na nëse, kanalizimin, këto kanalet i kanë shpërndarë për shembull, këta ministria por tash vetëm ujësjellësin kanë mbetur të na rregullojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është një punë që ja vlen se nuk e kemi për shembull 10 kilometra e kemi Podujevën, ja vlen me jetue, se është për gjithë të mirat”, shton ai. 53-vjeçari thotë se nuk e ka menduar asnjëherë të largohet, pasi beson se në Herticë ka gjithçka që i duhet një familjeje për të jetuar mirë. “Unë për momentin jo.

Për momentin jo se e kam një jetë të mirë këtu edhe po punoj për vete, edhe për familje, edhe është një e mirë për shembull se katund më, ajri është i mirë, i kemi të gjitha bukuritë, zoti na i ka falë tanat, a pe din”, thekson ai. Megjithatë, zbrazja e fshatit thotë se vërehet dukshëm, nisur nga lagjja ku jeton. “Para 20-30 vjetësh, veç në mahallën tonë janë kanë mbi 40 shtëpi.

Sot veç na si familje jemi këtu nja 4/5 shtëpi, por investime ka, kanë filluar, është restoranti për shembull, ka qarkullim. Janë duke punuar për shembull ky kojshia këtu, ka ndërtuar fermën e pulave, është një jetë e mirë, atëherë ka qenë tjetër gjë se ka pasur qarkullim të madh, për shembull shkolla ka qenë me dy paralele në Herticë, sot janë për shembull, 30 nxënës krejt.

Po kqyre, me 2/3 lopë e bën një jetë të mirë. Unë si prind, me të shoqen këtu, fëmijët, nejse njëri më ka dalë jashtë, tjetri punon qetu, sot ka dalur teknologjia, punon nga shtëpia, ka të ardhura të mira, mirë po unë po flas, me dashtë, me dashtë se çdo sen këtu është ngatë, kënaqesh, me ktyneherën është tjetër sen, se ktyneherë ka pasur qarkullim të madh mirëpo edhe tash është një jetë e mirë, është ajri i mirë”, shton ai.

Edhe SOT 57 min. më parë Shpella e Gadimës, mrekullia nën tokën e Kosovës që tërheq vizitorë nga e gjithë bota Edhe kryetari i fshatit, Florim Muçolli, thotë se fenomeni i shpërnguljes ka prekur pothuajse të gjitha fshatrat e Kosovës. Megjithatë, ai beson se do të ketë një rikthim. “Sikur fshatrat e tjera edhe fshati i jonë ka filluar të braktiset.

Për momentin është një stad, janë ndërprerë gjërat, por është një sëmundje që ka kapluar edhe neve, edhe krejt Kosovën, mirë po, po shoh sinjale, po shoh sinjale që ka filluar pak jeta, të kthehet një perspektivë, kemi restauronte, kemi villa, kemi shtëpi të ndërtuara të bukura, d.m.th që është një sinjal që na bën edhe të jetojmë më qetë edhe besoj që do të kthehet ajo perspektiva që e meriton”, thekson Muçolli.

Ai tregon se Hertica është një ndër fshatrat më të vjetër të Llapit. “Jemi në fshatin Herticë. Fshati është 22 kilometra katror si territor fizik, në verilindje shtrihet në verilindje të qytetit të Podujevës, një pjesë e madhe është zonë kufitare, me kufinj shtetërorë Serbi – Kosovë, kufizohet me Turriqicë edhe Lladoc, Shajkoc.

Është një fshat i cili daton nga fshatrat e lashta dhe ka resurse të mëdha natyrore, ka potencial të mirë për zhvillimin e jetës në të. Ka resurse, malin, ujin, livadhet, toka është e pjellshme, ka potencial të mirë të merret me bujqësi, blegtori. USAID-i e ka vlerësuar si një ndër fshtatrat më të mirë për kultivimin e aronisë e të tjerave. Ja vlen të jetohet.

Janë afro 40 familje me 100 e diçka banorë. Ka familje që nuk janë rezidente, jetojnë gjatë ditës, deklaton Muçolli. Një nga asetet më të rëndësishme është tyrbja e vjetër në lagjen e Shehollëve, e cila konsiderohet një monument me vlera historike.

“Gjindemi në lagjen e Shehollëve, kjo është një tyrbe, tyrbja është goxha e moçme, këtu brenda është i varrosur shehu me gjithë djalin dhe është një aset i fshatit që duhet të ruhet e të kultivohet, ndoshta ja vlen që të jetë edhe në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës”, thekson ai. Po ashtu, një tjetër simbol i fshatit është Xhamia e Vjetër, e ndërtuar rreth tre shekuj më parë.

Nga objekti origjinal ka mbetur guri karakteristik, ndërsa banorët kërkojnë që ai të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Edhe SOT 18 kor 2026 “Vështrim psikologjik mbi çështjen Çame”, studim mbi trashëgiminë e traumës ndër breza “Kjo xhami e cila jemi tash, është xhami shumë e vjetër, një ndër xhamitë më të vjetra, në regjionin e Llapit dhe karakteristikat e kësaj xhamie janë punimi, muri, me 1 m trashësi, druri, i cili i ka qëndrua kohës, po ashtu muralet që është dhënë një sasi e madhe e arit për një kg ngjyrë.

Afro 300 vjeç i qëndrojnë kohës. Është xhami për të cilën kemi kërku që të jetë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ja vlen të ruhet”, shton Muçolli. Nga tyrbja, xhamia, miniera, liqeni, gjelbërimi e toka pjellore, Hertica ka tërhequr ndër vite turistë të shumtë vendorë e të huaj.

Burimi: Koha