Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për

0%

Shpërndaje në: Në Kuvendin e mbajtur të enjten në mbrëmje delegatët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë miratuar një vendim lidhur me atabilitetin institucional dhe përgjegjësinë shtetërore. Në këtë vendim, partia që ka dalë e treta në zgjedhjet e fundit nacionale, ka përcaktuar si orientim angazhimin për stabilitet institucional e shmangie të zgjedhjeve të sërishme.

“Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Tutje në vendimin e publikuar në Facebook thuhet se kryetari i LDK-së në të gjitha kompetencat e tij statutare, Kryesia aktuale, Këshilli i Përgjithshëm e Grupi Parlamentar angazhohen që, brenda kompetencave të tyre statutare dhe kushtetuese, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e këtij orientimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Veprimi politik i LDK-së duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia e saj shtetformuese, nevoja për ruajtjen e balancës demokratike dhe domosdoshmëria e krijimit të stabilitetit politik e institucional për avancimin e objektivave euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Edhe Arbëri 1 gus 2025 Partitë të bllokuara në qëndrim, s’ka përafrim në konstituimin e Kuvendit Tutje thuhet se çdo angazhim i LDK-së në proceset institucionale duhet të jetë në përputhje me interesin shtetëror, orientimin euroatlantik, programin politik dhe vendimet e organeve kompetente të Partisë. Vendimi flet edhe për “respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës”.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë edhe këtë të sotmin. Debati, mendimi ndryshe dhe kundërshtimi politik ushtrohen lirshëm brenda organeve dhe procedurave statutare të LDK-së”, thuhet në vendim.

Tutje thuhet se pas përfundimit të procesit vendimmarrës, kontestimi publik, pengimi i zbatimit apo veprimi në kundërshtim me vendimet legjitime të shumicës përbën cenim të unitetit institucional dhe të rregullit partiak. “Asnjë zyrtar apo strukturë e LDK-së nuk mund të veprojë publikisht në emër të Partisë në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimet e organeve të saj kompetente.

Organet përkatëse të LDK-së obligohen të sigurojnë zbatimin e këtij vendimi dhe, kur është e nevojshme, të ndërmarrin masat statutare ndaj shkelësve”, thuhet në vendim.

Edhe Arbëri 24 kor 2026 Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin Tutje thuhet se pozita partiake, mandati publik apo funksioni institucional nuk mund të shërbejnë si bazë për përjashtim nga përgjegjësia statutare, etike ose ligjore.

Në Kuvendin e mbajtur të enjten, 170 delegatë të LDK-së votuan për qëndrimin e kryetarit Lumir Abdixhiku në krye të partisë, ndërsa 152 për largimin e tij. Nisma për shkarkimin e tij u ndërmorr pas zgjedhjeve të 7 qershorit, kur LDK-ja ka dalë prapë parti e tretë me 16.7 për qind të votave.

Burimi: Koha