Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në

0%

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë entuziazmin e saj në prag të nisjes së Sunny Hill Festival, duke u shprehur se mezi pret të ngjitet në skenë para publikut në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja tha se vizitoi mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë nga afër përgatitjet e fundit dhe vlerësoi punën e familjes së saj dhe të gjithë ekipit që kanë bërë të mundur organizimin e festivalit. “Jemi rikthyer! Nuk mund ta besoj se do ta nisim edicionin e shtatë të Sunny Hill Festival.

Vizitova mbrëmë hapësirën e festivalit për të parë gjithçka para se të nisë sot dhe jam jashtëzakonisht e emocionuar. Ndihem shumë krenare për familjen tonë dhe gjithë ekipin për gjithçka që kanë bërë për ta realizuar këtë festival,” shkroi Dua Lipa. Artistja zbuloi gjithashtu se dita e djeshme ishte edhe më e veçantë për të, pasi u bë kumbarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mund të them se lotët nuk më janë ndalur gjithë ditën… Shihemi sonte, Prishtinë!”, përfundoi ajo. Sunny Hill Festival nis sot në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 2 gusht, duke sjellë në skenë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa Dua Lipa do të jetë një nga emrat kryesorë të këtij edicioni.

Burimi: Bota Sot