Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese gjatë pushimeve në Ibiza, ku ndodhet së bashku me bashkëshortin, reperin e njohur Kanye West. Modelja dhe arkitektja australiane është fotografuar topless, e veshur vetëm me një palë tanga, çorape rrjetë dhe taka të larta, duke konfirmuar edhe një herë stilin e saj të guximshëm.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Bianca pozon në një parking me vetëbesim, ndërsa kombinimi i saj minimalist ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”. Pamjet janë shpërndarë në Instagram nga stilisti dhe dizajneri australian i modës, Gadir Rajab, i cili ka bashkëpunuar me të edhe më herët.
Bianca Censori Bianca Censori dhe Kanye West kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tyre publike dhe zgjedhjet e pazakonta në veshje. Çdo dalje e çiftit komentohet gjerësisht në mediat rozë dhe në rrjetet sociale, ku stili i Biancës shpesh bëhet temë diskutimi. Pushimet e tyre në Ibiza nuk kanë bërë përjashtim.
Fotot e fundit janë përhapur me shpejtësi në internet, duke rikthyer edhe një herë çiftin në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave ndërkombëtare. Bianca Censori
