Berisha flet për synimet me Zurichun

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Valon Berisha është plotësisht i vetëdijshëm për rolin e tij në skuadrën e Zurichut. “E di që jam një nga lojtarët më me përvojë në ekipin tonë, me më shumë ndeshje të luajtura. Por je aty ku je dhe gjithmonë duhet të bësh më të mirën për klubin”, ka thënë Berisha në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Servettes, të shtunën.

Berisha asistoi javën e kaluar, por Zurichu humbi 2:1 nga St. Galleni, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Zvicrës. 33-vjeçari thotë se “gjithmonë duhet të kesh qëllime të mëdha”. “Nëse nuk ke qëllime të mëdha, çfarë kuptimi ka të luash futboll? Unë jam ambicioz”, ka thënë futbollisti që ka luajtur 52 ndeshje për Kosovën.

“Të fitosh titullin, ky ka qenë gjithmonë vizioni im i qartë”, është shprehur Berisha, i cili Zurichut iu bashkua në shkurt nga LASK-u austriak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha