Radhë kilometrike në Morinë, pritje të gjata për të kaluar kufirin

0%

Radhë kilometrike janë krijuar këtë të premte në pikën kufitare të Morinit, duke sjellë pritje të gjata për drejtuesit e automjeteve që synojnë të kalojnë kufirin. Kontrollet e mjeteve me targa të huaja, të kombinuara me kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës, kanë ndikuar në krijimin e fluksit dhe vonesave në pikën kufitare.

Situata është rënduar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin, duke e bërë pritjen në radhë edhe më të vështirë për udhëtarët. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet kufitare mbi kohëzgjatjen e pritjeve apo masat që mund të merren për lehtësimin e qarkullimit.

Burimi: Bota Sot