Xhaka i jep fund thashethemeve për të ardhmen e tij

0%

Granit Xhaka duket se i ka dhënë fund spekulimeve që e kanë shoqëruar gjatë kësaj vere, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderlandit edhe në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori zviceran publikoi një mesazh në llogarinë e tij në Instagram me rastin e njëvjetorit të transferimit te klubi anglez, duke shprehur krenarinë për atë që ka arritur me skuadrën dhe duke theksuar se është gati për sfidat e reja. “N jë vit tashmë. Koha fluturon. Duke shikuar prapa, është e pabesueshme çfarë kemi ndërtuar për një kohë të shkurtër.

Falenderues për çdo sfidë, çdo mësim dhe çdo moment të paharrueshëm. Gati për një tjetër sezon. Le ta bëjmë atë edhe më të madh ”, ka shkruar Xhaka në Instagram. Postimi vjen pas javësh të tëra spekulimesh për të ardhmen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Chelsea ishte klubi që bëri lëvizjen më konkrete, duke paraqitur edhe një ofertë zyrtare për mesfushorin, por Sunderlandi e refuzoi menjëherë dhe bëri të qartë se kapiteni i skuadrës nuk ishte në shitje.

Përveç Chelseat, emri i Xhakës u lidh edhe me disa klube të tjera evropiane gjatë afatit kalimtar, megjithatë mesazhi i tij i fundit shihet si një sinjal i qartë se ai mbetet i përkushtuar ndaj projektit të Sunderlandit.

Me fjalët “gati për një tjetër sezon”, 33-vjeçari praktikisht ka shuar dilemat rreth së ardhmes së tij dhe ka konfirmuar se synon të vazhdojë të udhëheqë Sunderlandin edhe në edicionin e ri.

Burimi: Bota Sot