Dosja e Veliajt në Strasburg, avokati Ben Brandon: Masa e ndalimit të

0%

Avokati ndërkombëtar i Erion Veliajt, Ben Brandon, deklaroi se çështja e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës po shoqërohet me vonesa të pajustifikuara, duke theksuar se standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkojnë shqyrtim të shpejtë të rasteve që lidhen me heqjen e lirisë.

Në një deklaratë për mediat, Brandon tha se ekziston një vonesë prej 16 muajsh, të cilën ai e cilësoi si të pashpjeguar. Ai tha se, sipas jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, shtetet anëtare, përfshirë Shqipërinë, kanë detyrimin që çështjet që prekin lirinë e individit t’i trajtojnë sa më shpejt të jetë e mundur. “ Kemi një vonesë prej 16 muajsh dhe një vonesë te pashpjeguar.

Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë që kur behët fjalë për lirinë e personit, vendet anëtarë, Shqipëria në këtë rast duhet ta trajtojë çështjen e heqjes së ndalimit të personit sa më shpejt të jetë e mundur. Siç e përmenda edhe më herët kjo është një çështje që ka interes publik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveçse ndalimi ndikon te familja e tij, ndalimi ka edhe impakt të qytetarët e Tiranës që e kanë zgjedhur atë për të drejtuar qytetin. Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit. Ky është një standard që është vendosur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Ne si përfaqësues ligjor ndërkombëtarë të tij mbështesim deklaratat e avokatëve shqiptarë gjatë procesit dhe mendojmë se ndalimi i tij si masë sigurimi është i panevojshme, ai duhet të lirohet menjëherë dhe të ushtrojë mandatin për të cilin është zgjedhur ”, tha avokati ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot