Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual ndaj një gruaje

0%

Një person është arrestuar si i dyshuar për ngacmimin e vazhdueshëm të një gruaje. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Lipjan, më , rreth orës kur është pranuar informata për rastin. Në vazhdim bëhet e ditur se ekipe policore kanë dalë në patrullim ku është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar për t`u dërguar në stacionin policor në Lipjan.

Ndërsa për rastin mësohet se është informuar edhe prokurori dhe në konsultim me të është inicuar vepra penale “Ngacmim Seksual”. Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje pas konsultimeve me prokurorin.

Burimi: Kallxo