Shpërndaje në: Trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe, do të largohet menjëherë nga drejtimi i skuadrës, ka shkruar BBC të enjten. Howe ishte nën presion edicionin e kaluar, pasi Newcastle përfundoi vetëm në pozitën e 12-të në Premier League. I humbi 17 prej 38 ndeshjeve. Ndeshja e fundit në krye të skuadrës e 48-vjeçarit ishte humbja 4:1 nga Bristol City, të mërkurën.
Ishte ndeshje parasezonale. Howe e zëvendësoi Steve Brucen si trajner në vitin 2021 dhe i dha fund pritjes 70-vjeçare të Newcastlet për trofe vendor. Në vitin 2025 e fitoi “Carabao Cup”. Newcastle ka shpenzuar qindra miliona funte në vitet e fundit, por pa u shndërruar në top-skuadër të Premier Leagues.
