​Parashikimi për reshje ngjall shpresë për shuarjen e zjarreve në

0%

Lagështia më e lartë, temperaturat më të ulëta dhe parashikimet për reshje kanë rritur shpresat për lehtësim të situatës në jugperëndim të Francës, ku zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe katër herë më të madhe se Parisi. Gjatë natës situata ishte më e qetë dhe zjarri nuk ishte përhapur përtej 42 mijë hektarëve të prekur.

Rreth 2,200 zjarrfikës dhe mbi 20 avionë vijuan të jenë në mobilizim të plotë, sipas AP. Temperaturat pritet të bien nga 40°C në 27°C, ndërsa reshjet e mundshme përgjatë bregdetit mund të arrijnë zonat e përfshira nga zjarri.

Zjarret në Francë janë pjesë e valës së zjarreve që ka përfshirë edhe Spanjën e Greqinë, ndërsa në kulmin e evakuimeve, rreth 330 mijë persona u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe zonat turistike në Francë dhe Spanjë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot