Sinani akuzon Serbinë për diskriminim në punësimin e shqiptarëve

0%

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pasi, sipas saj, në konkursin e fundit për punësimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve nuk është punësuar asnjë shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci. “Nga Komuna e Preshevës 2 zjarrfikës, nga ajo e Bujanocës 3, por asnjëri prej tyre shqiptar.

Ky është konkursi i disatë me radhë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilin kandidatët shqiptarë shpërfillen totalisht” , ka shkruar Sinani. Ajo ka vlerësuar se kjo përbën shkelje të të drejtave të pakicave dhe të drejtave të njeriut.

“Kjo përveç se është shkelje e të drejtave të pakicave, para së gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se është në vazhdën e konkurseve për polic. Dhe jo vetëm kaq, por në çdo institucion shtetëror, punësimi dhe integrimi i shqiptarëve në to është çështje e harruar nga Serbia”, ka shkruar Sinani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E para e Komunës së Preshevës ka theksuar se situata është alarmuese, pasi po ndodh në dy komuna të banuara me shumicë shqiptare.

Burimi: Bota Sot