Shpërndaje në: Me gjashtë objektet e rrënuara gjatë ditës, numri i ndërtimeve të shembura ka arritur në 17. Gjatë së enjtes është rrënuar edhe një hotel, i quajtur “Jezero” (Liqeni).
E përmes një reagimi në rrjetin social X, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se qeveria në detyrë po shpërfill te drejtat e komunitetit serb Rezana Bozhlani Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Ujmanit ka vazhduar të enjten, përkundër reagimeve të ndërkombëtarëve.
Me gjashtë objektet e rrënuara gjatë ditës, numri i ndërtimeve të shembura ka arritur në 17. Shefi i Planifikimit të Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri, Erduan Baliqi, ka deklaruar se policia do të vazhdojë edhe më tej në asistimin e aksionit të ndërmarrë nga kompania publike “Ibër-Lepenc”.
“Policia iu ka asistuar atyre dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mirëpo nuk është shënuar ndonjë incident dhe çdo gjë ka shkuar në rregull”, ka thënë Baliqi. Rrënimi i gjashtë objekteve përfshin edhe një hotel, të quajtur “Jezero” (Liqeni).
Edhe Arbëri 22 dhj 2025 Kosovarët, evropianët e rinj që nuk po ripërtërihen Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të përfundojë rrënimi i objekteve të ndërtuara ilegalisht në zonën e Ujmanit, e që ndodhen në hapësirën që e ka në administrim ndërmarrja publike “Ibër-Lepenc”.
E përmes një reagimi në rrjetin social X, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se qeveria në detyrë po shpërfill të drejtat e komunitetit serb. “Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi parë: rrënimin e pronave të serbëve në liqenin e Gazivodës, pavarësisht se ka raste gjyqësore ende në shqyrtim dhe paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka kërkuar nga BE-ja pezullimin e veprimeve. Ndërsa ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka thënë se autoritetet do të vazhdojnë të mbrojnë pronën publike. “Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka thënë Pacolli.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, me qëllim që të mbrohen resurset ujore.
Edhe Arbëri 22 min. më parë Historiku i traumave të partisë më të vjetër në Kosovë, LDK-së Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor javën e kaluar ka njoftuar se ka nisur shqyrtimin e kërkesave nga institucionet dhe ndërmarrjet publike për ndërmarrjen e aksionit edhe ndaj pronave të uzurpuara në liqenin e Batllavës.
