Qeveria paralajmëron divizion për gratë ndërmarrëse

0%

Nga: Ardona Popova Shpërndaje në: Gratë ndërmarrëse nga e gjithë Kosova janë mbledhur në Prishtinë, në edicionin e dytë të Panairit të Gruas për të promovuar produktet e tyre dhe për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit.

E, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se po ndërmerren hapa përmes skemave mbështetëse dhe krijimit të mekanizmave të rinj për fuqizimin e grave në biznes Punime artizanale, veshje e ushqime tradicionale janë ndër produktet që gratë nga e gjithë Kosova kanë prezantuar në edicionin e dytë të Panairit të Gruas, i hapur të enjten në Prishtinë.

Ndërmarrësja Sanije Hyseni ka shprehur shqetësimin se nuk ka interesim për blerjen e produkteve artizanale. “Ka rënë, ka rënë interesimi se s’po kanë, njerëzit po blejnë vetëm gjëra ushqimore e këto që po janë elementare”, ka thënë ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në hapje të panairit ka marrë pjesë edhe ministrja në detyrë e Ndërmarrësisë, Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se institucioni që drejton ka lansuar disa skema grantesh për mbështetjen e grave ndërmarrëse, ndërsa ka paralajmëruar edhe krijimin e një divizioni të veçantë.

“Tashmë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kuadër të Agjencisë së Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion, do të jetë edhe divizioni i veçantë për gratë ndërmarrëse divizion që synon ndërlidhjen e politikëbërjes me ekzekutimin dhe asistencën teknike të drejtpërdrejtë për gratë ndërmarrëse në Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e shpirtit të ndërmarrësisë edhe tek vajzat e reja që duan të jenë pjesë e ndërmarrësisë”, ka thënë Kusari-Lila.

E, kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka theksuar se fuqizimi ekonomik i grave është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Edhe Arbëri Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, konsiderohet situatë serioze “E kemi kuptuar që pa i dhënë hapësirë dhe pa i ndihmuar, pa i ndihmuar gratë në biznes, në prodhim, në shërbime, në tregti, nuk do të mund të kemi zhvillim të plotë.

Zhvillim të plotë dhe rritje do të kemi vetëm kur t’i ndihmojmë gratë që të avancohen në zhvillimin ekonomik të vendit duke i rritur bizneset e tyre”, është shprehur Rafuna. Edicioni i dytë i Panairit të Gruas është organizuar nga Oda Ekonomike në bashkëpunim me GIZ-in, me synim promovimin e produkteve vendore dhe mbështetjen e grave në zhvillimin e bizneseve të tyre.

Burimi: Koha