Rogova e Tainara në Ferizaj

0%

Klubi i hendbollit Ferizaj ka përforcuar radhët me portieren Edona Rogova dhe hendbollisten Luna Tainara. Ferizajaset synojnë të konkurrojnë për trofe në edicionin e ri dhe të bëjnë paraqitje të mira në garat evropiane. “Me shumë kënaqësi ju prezantojmë dy përforcimet më të reja të klubit tonë për sezonin e ri.

Edona Rogova – portiere me përvojë dhe cilësi të dëshmuara, e cila do të sjellë siguri dhe stabilitet në portën tonë. Luna Tainara – lojtare me eksperiencë dhe potencial të madh, e gatshme të japë maksimumin për fanellën e KHF Ferizaj. Jemi të bindur se ardhja e tyre do ta forcojë ekipin dhe do të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, thuhet KHF Ferizaj.

Burimi: Bota Sot