Rama: Prishtina u shndërrua në skenë të artit botëror me përmbylljen

0%

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka vlerësuar përmbylljen e edicionit të gjashtë të “Rame Lahaj International Opera Festival”, duke theksuar se kryeqyteti u shndërrua edhe një herë në një skenë të artit botëror.

Rama ka bërë të ditur se artistë me renome ndërkombëtare sollën emocione dhe performanca artistike të nivelit të lartë në zemër të Prishtinës, duke e kthyer festivalin në një ngjarje të rëndësishme kulturore. “Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, festivale të këtij niveli jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetit, por edhe e forcojnë imazhin e Prishtinës si një qendër që mirëpret artin, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi