Policia ka kontrolluar shtëpinë e një personi në Obiliq, ku ka gjetur një armë zjarri AK/47 me një karikator pa fishek. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47 me një karikator pa fishek.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” , thuhet në njoftim.
Burimi:
Bota Sot
