Vendimi drastik për lojtarin shqiptar

0%

Kristjan Asllani u raportua i dëmtuar disa ditë më parë. Për këtë u tha se do të humbasë fazën përgatitore të Interit në Azi. Sot ka lajme të tjera për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Fabricio Romando tregon se qëndrimi i klubit është i prerë, duke kërkuar largimin. “Interi i ka komunikuar zyrtarisht Kristjan Asllanit dhe përfaqësuesve të tij që të gjejnë një klub të ri.

Këtë herë situata është ndryshe nga vitet e mëparshme. Interi po mban një qëndrim të prerë. Asllani nuk bën më pjesë në projektin e klubit”, është raportimi i Fabricio Romanos. Interi po ashtu synon të arkëtojë miliona euro me shitjen e Asllanit. Fakt është se asnjë klub nuk i ka përmbushur kërkesat financiare deri tani.

Burimi: Bota Sot