Janë publikuar fotografi që tregojnë tym që ngrihet nga Qeshm, Iran, pas valës së sulmeve amerikane. Ekipet e shpëtimit mund të shihen duke pastruar rrënojat për të kërkuar viktimat. Ndryshe, Ushtria amerikane ka njoftuar se forcat e saj kanë filluar sulmet ajrore kundër Iranit.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se sulmet janë “një përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të tentuara të djeshme nga Irani ndaj forcave amerikane me bazë në Lindjen e Mesme”, shkruan skynews. Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta godisnin Iranin “shumë fort”, duke shtuar se “është radha jonë”.
SHBA-të akuzuan Teheranin për një tentativë “sulmi të papritur” ndaj objekteve ushtarake amerikane në të gjithë rajonin gjatë natës së së martës, pas disa ditësh qetësie relative midis dy palëve.
