Asllani rikthehet në radarët e Barcelonës, katalanasit e duan në sulm

0%

Barcelona vazhdon kërkimet për një sulmues qendre dhe emri i Fisnik Asllanit është rikthyer sërish në krye të listës së dëshirave të klubit katalanas. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili la përshtypje me paraqitjet e tij te TSG Hoffenheim sezonin e kaluar, konsiderohet prej kohësh një profil që i përshtatet filozofisë së lojës së trajnerit Hansi Flick.

Interesimi i Barcelonës për futbollistin me origjinë shqiptare nuk është i ri, por zhvillimet e fundit kanë bërë që ai të rikthehet në fokus. Fillimisht, drejtuesit e klubit katalanas u përqendruan te transferimi i Julian Alvarez.

Edhe pse raportohet se ishte arritur një mirëkuptim me sulmuesin argjentinas, Atletico Madrid nuk ka qenë i gatshëm të negociojë shitjen e një prej yjeve të saj te një rival direkt në La Liga. Një tjetër alternativë ishte Eli Junior Kroupi i Bournemouth. Barcelona paraqiti dy oferta për talentin francez, të dyja me vlerë nën 100 milionë euro, por klubi anglez i refuzoi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Situata ndryshoi pasi Kroupi pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Si rezultat, Barcelona e ka rikthyer vëmendjen te Fisnik Asllani, duke e konsideruar sërish një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë.

Përveç negociatave me Hoffenheimin, Barcelona do të përballet edhe me konkurrencën e fortë të RB Leipzig, që gjithashtu synon të sigurojë shërbimet e sulmuesit. Sipas raportimeve, vetë Asllani është i hapur për një transferim në “Camp Nou”, por mbetet të shihet nëse Barcelona do ta fitojë garën për firmën e tij gjatë kësaj vere. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com