Shpërndaje në: Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, dhe Skender Nuraj kanë shënuar gola në fitoren e thellë të Bayern Munchenit. Bayerni fitoi shumë thellë 15:0 ndaj skuadrës së nivelit të ulët të futbollit gjerman, Rottach-Egern.
Ibrahimoviqi shënoi dy gola, kurse Nuraj e realizoi një. 20-vjeçari Ibrahimoviq e shënoi golin e dytë në minutën e nëntë dhe golin e pestë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Sulmuesi Ibrahimoviq luajti deri në minutën e 63-të. Ndërsa 16-vjeçari Nuraj në lojë u inkuadrua në minutën e 72-të dhe në minutën e 93-të realizoi për 15:0.
Bayerni do t’i luajë edhe tri ndeshje miqësore para fillimit të edicionit 2026/27.
