Malisheva pavarësisht fitores në ndeshjen e parë, ka pësuar humbje në udhëtim te gjiganti skocez Hibernian, për t’u eliminuar nga garat evropiane. Malisheva nuk arriti t’i bëjë ballë presionit të ekipit skocez, të cilët fituan me rezultat të thellë 4-1. Pas vetëm nëntë minutave lojë, Elding kaloi Hibernianin në epërsi pas asisitmit të Boyle (9’).
Ndërsa, ishte Passlack që dyfishoi epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë (15’). Golin e përmbysjes e realizoi Lowe që u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga afërsia pas asistimit të Elding (35’). Kurse, fitoren dhe kualifikimin e vulosi Boyle me një gol nga distanca (57’). E tëra që bëri Malisheva ishte goli i nderit i shënuar përmes Bajraktarit pas asistimit të Dulajt (83’).
Kësisoj, Malisheva njësoi si Ballkani e Dukagjini e mbyllë këtë rrugëtim evropian në raundin e dytë kualifikues./ Telegrafi
