Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se objekti që ra në një zonë rurale të vendit gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, me shumë gjasë ishte një raketë ruse. Sipas Tuskut, të gjitha të dhënat fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një raketë balistike ruse të tipit Kh-101, por autoritetet polake po vazhdojnë verifikimet për të konfirmuar llojin e saktë dhe burimin e lëshimit.
Objekti ra rreth 100 kilometra larg kufirit me Ukrainën, në kohën kur Rusia po kryente sulme ajrore ndaj rajonit të Lvivit. Polonia ka nisur hetimet për incidentin, ndërsa zhvillimi ka nxitur reagime edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Franca ka dënuar sulmet ruse dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për cenim të hapësirës ajrore polake. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
