Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është partia më e vjetër politikë në Kosovë. Ajo u themelua më , në Prishtinë. Gjatë këtyre 37 vjetëve, këtë subjekt e kanë udhëhequr katër kryetarë. I pari dhe më jetëgjati në këtë detyrë ishte themeluesi, Ibrahim Rugova. Ai ishte në krye të LDK-së nga 23 dhjetori 1989 deri më , kur ndërroi jetë, duke e drejtuar partinë për 16 vjet e 29 ditë.
Pas vdekjes së Rugovës, LDK kaloi një periudhë tranzicioni, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 kryetar u zgjodh Fatmir Sejdiu, i cili në atë kohë ishte edhe presidenti i vendit. Ai qëndroi si shef partie deri më , për 3 vjet e 333 ditë.
Në Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-së, që u mbajt me këtë datë, drejtimin e këtij subjekti e mori Isa Mustafa, i cili e udhëhoqi atë për 10 vjet e 127 ditë, deri më . Ky pati dhënë dorëheqje nga pozita për shkak të rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet nacionale të shkurtit të këtij viti.
Ai u pasua në krye të LDK-së nga Lumir Abdixhiku, i cili u zgjodh lider i kësaj partie në ditën kur Mustafa u largua, në Kuvendin e Partisë. Atij i janë bërë gati 5 vjet e gjysmë në këtë detyrë. Abdixhiku testohet sot nga partia e tij, në një Kuvend të Jashtëzakonshëm ku do të ketë një deklarim për vetëbesim ndaj tij.
Një provimi të tillë ai i mbijetoi në janar të këtij viti, kur mbeti në post, pavarësisht tentimit për ta larguar. Nëse Abdixhiku humb dhe LDK zgjedh dike tjetër kryetar, atëherë ai ose ajo bëhet personaliteti i pestë që do të drejtojë partinë në historinë e saj 37-vjeçare.
