Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, a do të shkarkohet Lumir

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij. Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora .

Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh po kërkojnë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. – Pacolli pas audio-incizimit: Montazh dhe shantazh para Kuvendit, asgjë më shumë Shefi i grupit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Pacolli, ka mohuar të ketë premtuar punësimin e bashkëshortes së një delegati të partisë, pas publikimit të një audio-incizimi në emisionin “Debat Plus”.

Në audio-incizim dëgjohet një bisedë mes Pacollit, zyrtarit të Komunës së Prishtinës, Gentrit Syla, dhe një delegati të LDK-së, ku pretendohet se diskutohet për punësimin e bashkëshortes së delegatit përmes një konkursi. I kyçur përmes telefonit në emision, Pacolli tha se nuk ka kompetenca për të punësuar askënd dhe hodhi poshtë pretendimet që dalin nga audio-incizimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU: – Audio-incizimi për shkarkimin e Abdixhikut, LDK kërkon hetim dhe paralajmëron masa disiplinore Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që ka nxitur debat në opinion, duke bërë të ditur se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.

LDK ka dënuar ashpër çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve. Në reagimin zyrtar, LDK thekson se pamjet e publikuara, në të cilat pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së delegatit, janë të papranueshme, në kundërshtim me Statutin e partisë, vlerat demokratike dhe ligjin.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU :

Burimi: Telegrafi