Kerim Alajbegovic do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Sulmuesi 18-vjeçar ka vendosur të largohet nga Bayer Leverkusen, për të nisur një aventurë të re në Serie A italiane. Për të siguruar shërbimet e tij, torinezët pritet të shpenzojnë 35 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset. Ndërsa nuk është bërë ende e ditur kontrata që do të nënshkruajë boshnjaku.
Kujtojmë se Alajbegovic e ka nisur karrierën e tij pikërisht në Gjermani, por me FC Koln. Më vonë, sulmuesi i talentuar boshnjak është aktivizuar me skuadra si Leverkusen dhe Salzburg.
