Hiti i verës sapo erdhi nga Elvana Gjata dhe Rilind Alimani

0%

Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar nga vetë dy këngëtarët, madje duke respektuar pritjen e fansave edhe orën dhe ditën e saktë, ata kanë ardhur me duetin e tyre. Artistja e njohur e hiteve, Elvana Gjata, dhe këngëtari më “in” i momentit, Rilind Alimani, sapo kanë publikuar atë që besojmë se do të jetë hiti më i nxehtë i kësaj vere, i cili mban titullin “Po du”.

E nëse doni ritëm, vallëzim dhe plot ngjyra që i përshtaten verës, atëherë vërtet ata ia kanë qëlluar. Që në orët e para të publikimit, bashkëpunimi po klikohet mjaft dhe padiskutim do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Ky projekt muzikor mban dorën e Rilindit së bashku me Benny Bee, ndërsa teksti është shkruar nga vetë artisti.

Beat-i është realizuar nga Rilindi në bashkëpunim me Benny Bee dhe Lennox. Nëse ende nuk e keni dëgjuar, klikoni në linkun më poshtë dhe, siç quhet edhe kënga, “Po du”, ju do të doni ta dëgjoni dhe ta shihni çdo moment këtë super bashkëpunim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot