Fulhami transferon dy lojtarë nga Real Madridi për 80 milionë euro

0%

Real Madridi është pranë realizimit të një tjetër operacioni të madh në afatin kalimtar, pasi sulmuesi Gonzalo Garcia pritet të largohet drejt Ligës Premier. Sulmuesi 22-vjeçar ka tërhequr interesimin e madh të Fulhamit, klub që drejtohet nga Alvaro Arbeloa.

Ish-lojtari dhe trajneri i akademisë së Real Madridit ka insistuar për ribashkimin me Garcian dhe pas disa raundeve negociatash, marrëveshja tashmë duket shumë pranë finalizimit. Që nga momenti kur u emërua trajner i Fulhamit në fillim të korrikut, Arbeloa e kishte vendosur Gonzalo Garcian si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar.

Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, kishte disa dyshime për largimin e sulmuesit të dalë nga akademia “La Fabrica”, pasi e konsideron një profil të rëndësishëm për skuadrën e tij. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së Mourinhos për ta mbajtur, palët kanë arritur marrëveshje. Sipas COPE , Real Madridi dhe Fulhami kanë rënë dakord për transferimin e Gonzalo Garcias.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi anglez do të paguajë 70 milionë euro për sulmuesin spanjoll, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë të Real Madridit gjatë kësaj vere. Kjo shumë tejkalon edhe 60 milionë eurot e përfituara nga shitja e Nico Paz te Como, pasi klubi italian aktivizoi klauzolën e blerjes së përhershme.

Pak minuta pas lajmit për Gonzalon, Marca raportoi se Real Madridi ka arritur gjithashtu marrëveshje me Fulhamin për mesfushorin Cesar Palacios. 21-vjeçari, i cili zhvilloi 10 paraqitje për ekipin e parë të Los Blancos sezonin e kaluar, do të largohet për 10 milionë euro, ndërsa Real Madridi do të ruajë 30% të të drejtave ekonomike të tij./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi