Grupi BTS bojkoton “Grammy 2027”

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Grupi i njohur koreano-jugor BTS ka njoftuar se nuk do të aplikojë me këngët e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy 2027”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press. Të shtatë anëtarët e grupit, RM, Suga, j-hope, Jimin, V, Jung Kook dhe Jin, publikuan mesazhin ku shpjeguan vendimin e tyre.

“Shpresojmë që muzika jonë të dëgjohet dhe të vlerësohet për atë që është, jo të ndahet sipas rajonit apo gjuhës. Falënderojmë ARMY-n dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur gjithmonë”, thuhet në mesazhin e tyre.

Vendimi u mor pak pasi “Recording Academy” ka njoftuar krijimin e pesë kategorive të reja për çmimet “Grammy”, përfshirë çmimin për performancën më të mirë të muzikës pop aziatike, që do të përfshijë zhanre si K-pop, J-pop dhe C-pop.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa fansa e kritikuan këtë kategori të re, duke e parë si një mënyrë për t’i ndarë artistët aziatikë nga kategoritë kryesore, në vend që të konkurrojnë në mënyrë të barabartë. Edhe Showbiz 16 min. më parë Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual Megjithëse BTS është një nga grupet më të suksesshme në botë, ai nuk ka fituar asnjëherë një “Grammy”.

Grupi është nominuar pesë herë, përfshirë kategorinë e performancës më të mirë pop nga një dyshe ose grup, albumin e vitit për kontributin në albumin “Music of the Spheres” dhe videon më të mirë muzikore për këngën “Yet To Come”.

Këtë vit, një artist i lidhur me K-pop fitoi për herë të parë një çmim “Grammy”, kur kënga “Golden” nga filmi i animuar i Netflixit “KPop Demon Hunters” mori çmimin për këngën më të mirë për një vepër vizuale. BTS u rikthye në skenën muzikore në muajin mars, pas një pauze prej pothuajse katër vjetësh, gjatë së cilës anëtarët përfunduan shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Albumi i tyre i pestë, “ARIRANG”, u prit me vlerësime pozitive dhe rikujtoi ndikimin e madh të grupit në kulturën popullore globale. Shefi ekzekutiv i “Recording Academy”, Harvey Mason Jr., ka reaguar pas vendimit të BTS për ta bojkotuar ceremoninë “Grammy 2027”, ka shkruar ABC News. Në një deklaratë për ABC News , Mason ka thënë se ishte i zhgënjyer nga vendimi i grupit.

Edhe Showbiz 2 o. më parë Babai i Amy Winehouse urdhërohet t’u paguajë mbi 1.1 milionë euro dy shoqeve të këngëtares “Më trishton të dëgjoj se BTS ka zgjedhur të mos marrë pjesë në ‘Grammy’ këtë vit”, ka thënë ai, duke shtuar se e respekton vendimin e tyre.

Megjithatë, ai kërkoi të sqarojë arsyen e krijimit të kategorisë së re për muzikën pop aziatike, pas kritikave nga disa fansa që e panë atë si një mënyrë për t’i ndarë artistët aziatikë nga kategoritë kryesore. “Dua të sqaroj diçka që duket se po humbet në këtë debat.

Kategoria e muzikës pop aziatike u krijua për të festuar thellësinë, diversitetin dhe rritjen e jashtëzakonshme të artistëve të muzikës pop nga Azia. Qëllimi i saj është t’u japë këtyre artistëve një vëmendje të veçantë”, ka thënë Mason. Ai ka shtuar se më shumë kategori do të thotë më shumë mundësi që artistët të njihen.

“Krijimi i kategorive të reja nuk ka për qëllim ndarjen, por zgjerimin e numrit të artistëve që mund të njihen nga 15 mijë votuesit e ‘Grammyt’”, u shpreh ai.

Edhe Showbiz 3 o. më parë Justin Trudeau dhe Katy Perry shijojnë pushimet romantike në jug të Francës Mason ka theksuar gjithashtu se një artist mund të konkurrojë në kategorinë e muzikës pop aziatike dhe njëkohësisht të jetë i vlefshëm për kategoritë kryesore si Albumi i Vitit, Kënga e Vitit dhe Incizimi i Vitit. “Këto kategori nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

Një artist mund të kërkojë njohje si në një kategori të zhanrit të tij, ashtu edhe në kategoritë kryesore të ‘Grammyt’”, ka përfunduar ai.

Burimi: Koha