Florence Pugh shkëlqen në tapetin e kuq me një paraqitje elegante

0%

Florence Pugh nuk gabon kurrë kur bëhet fjalë për modën. Aktorja 30-vjeçare tërhoqi gjithë vëmendjen teksa pozoi në premierën e filmit “Spider-Man: Brand New Day”, e mbajtur të mërkurën në mbrëmje në Londër.

Florence u shfaq mahnitëse e veshur me një fustan argjendi me thekë dhe një dekolte të strukturuar, që spikaste si elementi kryesor i veshjes së saj në këtë event plot yje, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”. Florence Pugh Ajo do të rikthehet në rolin e Yelena Belova në film, përkrah yjeve të tjerë kryesorë Zendaya dhe Tom Holland.

Aktorja e kompletoi pamjen me sandale me rripa dhe taka të larta, si edhe me vathë të gjatë ngjyrë argjendi, ndërsa flokët biondë i kishte të kapura mbrapa, duke i dhënë një pamje elegante dhe moderne. Florence Pugh

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot