Hajnat nuk kursejnë as mërgimtarët – vjedhje e rëndë në shtëpinë e

0%

Një tjetër rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Leposaviq, ku hajnat kanë shënjestruar shtëpinë e një mërgimtari që jeton dhe punon në Gjermani, duke marrë pajisje pune, vegla profesionale dhe instalime me vlerë. Sinjali mëson se viktimë e këtij rasti është D. V. rreth-40-vjeç, i cili në momentin e vjedhjes nuk ndodhej në Kosovë.

Sipas burimeve, rasti u zbulua mëngjesin e së mërkurës nga fqinji i tij, V. B., i cili vërejti se dera e shtëpisë në vendin e quajtur “ Jezero ”, në fshatin Dobravë të Leposaviqit, ishte hapur me forcë dhe brenda kishte shenja të bastisjes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë konstatuar se persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në objekt dhe kanë marrë një numër të madh sendesh, përfshirë një trimer dhe fryrëse të markës Stihl, aparat saldimi, shufra peshkimi, gypa bakri të sistemit të ngrohjes, makinë për prerjen e gardhit, thithëse pluhuri me bateri, shpuese, mjet Hilti dhe pajisje të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas dëshmitarit, nuk përjashtohet mundësia që nga shtëpia të jenë vjedhur edhe sende të tjera, pasi pronari ndodhet në Gjermani dhe vetëm pas kthimit të tij do të bëhet inventarizimi i plotë i dëmit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “ Vjedhje e rëndë ”, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com