Temperatura deri në 36 gradë sot në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Minimale do të lëvizin në mes të 12 e 15 gradë Celsius, ndërsa maksimale në mes të 29 e 36 gradë. Sipas parashikimit do të fryjë erë kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s.

Në disa zona gjatë pasdites mund të ketë erëra lokale.

Burimi: Koha