Fulham ka arritur marrëveshjen me Real Madrid për transferimin e dy lojtarëve drejt Londrës, të cilët do t’i bashkohen ish-trajnerit të tyre, Alvaro Arbeloa. I pari është Gonzalo Garcia, për të cilin është arritur marrëveshja për shifrën 40-42 milionë euro. Real Madrid do të mbajë 30% të të drejtave mbi kartonin e lojtarit.
Kjo është hera e tretë që Gonzalo Garcia do të punojë me Alvaro Arbeola-n. Dy herë ka ndodhur te Real Madrid, njëherë me ekipin e dytë dhe njëherë me ekipin e parë gjatë sezonit të kaluar. I dyti është Cesar Palacios, mesfushori i Real Madrid Castilla, për të cilin Fulham do të paguajë rreth 10 milionë euro.
Ndërkohë, Real Madrid do të mbajë një përqindje të konsiderueshme mbi të drejtat për kartonin e tij. Largimi i Gonzalo Garcia do të thotë që Endrick do të qëndrojë te Real Madrid do të jetë zgjedhja e katërt në sulm për Jose Mourinho-s, pas treshes titullare që pritet të jetë Vinicius Junior-Mbappe-Diomande.
