Bordi i FBK-së me vendime të mëdha

0%

Në mbështetje të kompetencave të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të përcaktuara me Statutin e FBK-së, përkatësisht nenin 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit, Bordi i FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më , pas shqyrtimit dhe diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, merr këto vendime: 1.

Miratohet procesverbali i mbledhjes së Bordit të FBK-së, të mbajtur më . 2. Miratohet aplikimi i KB Vëllaznimi për Ëild Card në ProCredit Superligën e Kosovës për edicionin garues 2026/2027, pas vlerësimit të aplikimit dhe konstatimit të përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara për Ëild Card. 3. Miratohen Propozicionet e Garave për edicionin garues 2026/27. 4.

Miratohet Rregullorja për Regjistrim dhe Kalim. 5. Miratohet Rregullorja për Licencim dhe Garim. 6. Miratohen kalendarët e garave për ProCredit Superligën, Superligën e Femrave dhe Ligën e Parëtë Meshkujve për edicionin garues 2026/27. 7. Vendoset që taksat aktuale për personat zyrtarë të mbeten në fuqi për të gjitha kategoritë dhe në të dy konkurrencat për edicionin garues 2026/27. 8.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Miratohet modeli i mbështetjes financiare të FBK-së për pagesën e taksave të personave zyrtarë në garat e kategorive të reja për edicionin garues 2026/27, sipas të cilit: FBK do të mbulojë 100% të pagesave për personat zyrtarë të ndeshjeve për klubet e vajzave në të gjitha kategoritë e reja; Për klubet e djemve, FBK do të mbulojë 100% të pagesave për ekipin kampion në fuqi, 50% për ekipin nënkampion dhe 25% për secilin nga dy ekipet tjera finaliste. 9.

Miratohet që afati kalimtar për paraqitjen e lojtarëve të kategorive të reja të jetë deri më . 10. Miratohet fondi i shpërblimeve për edicionin garues 2026/2027, si në vijim: ProCredit Superliga – 34,000 Euro Kampioni, nënkampioni dhe dy gjysmëfinalistët e Play-off-it – 24,000 Euro; Fituesi i Kupës së Kosovës – 10,000 Euro.

Superliga e Femrave – 34,000 Euro Kampionja, nënkampionja dhe dy gjysmëfinalistet e Play-off-it – 24,000 Euro; Fituesja e Kupës së Kosovës – 10,000 Euro. 11.

Pas shqyrtimit të kërkesave dhe ankesave të klubeve, si dhe duke vlerësuar interesin e zhvillimit të basketbollit dhe plotësimin e kushteve të përcaktuara nga aktet normative të FBK-së, Bordi vendosi: Miratohet kërkesa e KB Kosovari për pjesëmarrje në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin garues 2026/27, duke marrë parasysh gatishmërinë e klubit për të vazhduar garimin, stabilitetin organizativ dhe financiar, angazhimin në zhvillimin e kategorive të reja, si dhe plotësimin e kushteve infrastrukturore për zhvillimin e ndeshjeve si vendas.

Miratohet kërkesa e KB Peja B për pjesëmarrje në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin garues 2026/2027, duke vlerësuar projektin zhvillimor të klubit për themelimin e ekipit “B”, me qëllim të zhvillimit të basketbollistëve të rinj dhe krijimit të një ure lidhëse ndërmjet kategorive të reja dhe ekipit të parë, si dhe kapacitetet organizative, infrastrukturore dhe financiare të klubit për administrimin e ekipit në përputhje me rregulloret e FBK-së.

Refuzohen njëzëri ankesat e klubeve lidhur me tarifat e reja të kotizimit, duke mbetur në fuqi vendimi i Bordit të datës , për tarifat e miratuara për sezonin garues 2026/27. 12. Vazhdohet mandati i Komesarëve të Garave dhe i anëtarëve të Komisionit të Garave dhe Komisionit të Nominimit. 13. Miratohet Rregullorja për Licencimin e Trajnerëve për edicionin garues 2026/27

Burimi: Bota Sot