Bentley Torcal vjen me ekran të lakuar dhe luks të nivelit të ri

0%

Bentley ka publikuar tjera pamje paralajmëruese për Torcal, SUV-in e tij të parë plotësisht elektrik, i cili do të prezantohet zyrtarisht më 23 shtator në Londër. Modeli i ri ruan elementet tradicionale të markës, si grila me motiv diamanti.

Në kabinë bie në sy një ekran i madh i lakuar me prekje, i ngjashëm me atë që pritet të përdorë edhe Porsche Cayenne EV, pasi të dy modelet do të ndajnë të njëjtën platformë teknologjike. Ndryshe nga Porsche, Torcal do të ofrojë më shumë kontrolle fizike, përfshirë një buton të madh rrotullues, duke ruajtur një qasje më praktike dhe më luksoze.

Edhe paneli i instrumenteve do të jetë plotësisht digjital. Bentley ka konfirmuar se Torcal do të jetë pak më i vogël se Bentayga dhe do të ofrohet vetëm me motorë elektrikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithëse specifikat teknike nuk janë bërë ende publike, pritet të ndajë shumë komponentë me Cayenne EV, i cili në versionin Turbo zhvillon deri në 1,140 kuaj-fuqi, përdor një bateri 113 kWh dhe ofron deri në 642 km autonomi sipas ciklit WLTP.

Çmimi i Torcal pritet të jetë dukshëm mbi atë të Porsche Cayenne EV, që nis nga rreth 165 mijë dollarë, ndërsa të gjitha detajet do të zbulohen gjatë prezantimit zyrtar.

Burimi: Telegrafi