Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut, i cili dyshohet për veprën penale të dhunimit. Sipas raportit policor, rasti dyshohet të ketë ndodhur më , ndërsa i dyshuari, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. “ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur.

Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Dhunim”.

Burimi: Bota Sot