Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer sot, rreth orës , në fshatin Dromjak, ku në shtëpinë e tij është lokalizuar dhe arrestuar 23-vjeçari me inicialet F.C.

I dyshuari kërkohej me tri urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, pasi ishte dënuar për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas Policisë, dënimet e shqiptuara ndaj tij ishin 25 ditë, 30 ditë dhe 50 ditë burgim, në një kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot