Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ende po rikuperohet nga eliminimi nga Norvegjia në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Por 67-vjeçari po shikon para drejt periudhës katërvjeçare. Ai ka premtuar se do të shikojë me kujdes lojtarët e kategorive të reja dhe skuadrën e Brazilit që do të paraqitet në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.
Sipas Ancelottit, Brazili nuk duhet të kopjojë kampionen e botës, Spanjën, apo Francën e mbushur me yje, për ta fituar titullin e gjashtë të botës. “Ne nuk duhet të kopjojmë. Ne duhet të mësojmë se si mund të përmirësohemi”, ka thënë Ancelotti në një intervistë për AP. “Disa pozita janë të mbuluara mirë, në mbrojtje e sulm. Po shikojmë për përmirësim dhe zhvillim në mesin e mesfushorëve.
Dhe Lojërat Olimpike mund të jenë moment vendimtar”, ka shtuar italiani. Ancelotti, që u kthye në Brazil të dielën, ka dëgjuar shumë për të artën olimpike nga Tokio, prej se mori drejtimin e përfaqësueses braziliane. Pesë vjet më parë Brazili fitoi 2:1 ndaj Spanjës për ta mbrojtur titullin olimpik.
Tetë prej lojtarëve të asaj gjenerate të Spanjës dhe selektori Luis de la Fuente janë tani fitues të Botërorit. Por Brazili mori vetëm mesfushorin Bruno Guimaraes dhe sulmuesin Matheus Cunha në Botërorin 2026.
Edhe Futboll Ancelotti do ta vazhdojë kontratën me Brazilin “Jemi në kontakt me trajnerët e U15, U17 dhe U20 për të identifikuar talentet dhe për të përcjellë progresin e tyre, duke siguruar kështu se ata janë gati për Kupën e ardhshme të Botës”, ka thënë Ancelotti. “Katër vjet më parë Rayan luante për U17.
Është e rëndësishme të shohim zhvillimin e të rinjve tani që deri në vitin 2030 të kemi një gjeneratë tjetër të lojtarëve që zhvillohen si ai”. Por shumë tifozë brazilianë mund të mos jenë kaq të durueshëm. Ata presin që yjet të shkëlqejnë dhe që lojtarët që kenë role drejtuese kudo që luajnë. Planet e Ancelottit janë më ndryshe. “Në këtë moment futbollit nuk i duhet një yll i vetëm.
Duhet të forcojmë koncentin e ekipit. Brazili nuk ka pikë të vetme reference momentalisht dhe nuk i duhet kjo. Kemi shumë lojtarë të shkëlqyer. Synimi është të ndërtojmë një ekip të fortë dhe të bashkuar”. Edhe Futboll 20 shk 2026 Ancelotti te Brazili për kohë të gjatë Brazili i luan dy miqësore ndaj Australisë në shtator dhe një ndaj Indisë në tetor.
Këto ndeshje shënojnë fillimin e ciklit të ri të Brazilit. Ancelotti e di që presioni do të jetë deri në edicionin 2028 të Copa America. Trajneri i njohur thotë se një kombinim i lojtarëve që shkojnë në kampionatin kontinental dhe të rinjve që do të jenë në Lojëra Olimpike, mund të përbëjnë ekipin për Botërorin 2030. Ancelotti refuzoi ofertën për të drejtuar Italinë drejt Botërorit 2030.
Thotë se kjo nuk kishte të bënte me kontratën që ka me Brazilin, por me përkushtimin e tij. Ai vlerëson përkrahjen që e ka nga drejtuesit e federatës braziliane dhe sidomos atë pas eliminimit nga Botërori.
