Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje që tragjedia e djeshme në Prishtinë po ërdoret si arenë për akuza, kundërakuza dhe përplasje politike mes niveleve të pushtetit. Smajlaj ka thënë se siguria po përdoret si arenë për akuza, kundërakuza dhe përplasje politike mes niveleve të pushtetit.
“Me pikëllim të thellë dhe me një ndjenjë të rëndë përgjegjësie qytetare e morale, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të riut që humbi jetën tragjikisht në vendpunishten në Prishtinë. Ndërsa punëtorit të lënduar i uroj shërim sa më të shpejtë. Humbja e një jete të re në vendin e punës është një tragjedi që na prek të gjithëve pa dallim dhe duhet të na alarmojë si shoqëri.
E gjithë kjo situatë shqetësuese, në vend se të shërbejë si moment reflektimi dhe uniteti për të rritur sigurinë, po përdoret si arenë për akuza, kundërakuza dhe përplasje politike mes niveleve të pushtetit. E dhimbshme të shohësh që edhe këto tragjedi janë bërë subjekt i luftës politike në Kosovë.
Nuk është koha për të treguar me gisht se kush e ka fajin por është momentumi i fundit që të gjitha institucionet, si ato të nivelit lokal ashtu edhe ato të nivelit qendror të ulen në një tryezë të përbashkët me ekspertët e fushës.
Duhet të punojmë me urgjencë, me një qasje konstruktive dhe plotësisht profesionale, për të hartuar dhe zbatuar mekanizma konkretë që parandalojnë përsëritjen e këtyre rasteve të rënda. Siguria në punë dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën, duhet të shndërrohen në një prioritet të panegociueshëm kombëtar.
Duhet t’i lëmë anash ndasitë partiake dhe të bashkohemi rreth një qëllimi: krijimit të një mjedisi të sigurt ku prindi, djali apo vajza nisen për punë dhe kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Siguria e punëtorëve dhe e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet mbi çdo interes tjetër” shkruan Kreshnik Smajlaj në reagim
