LDK paralajmëron masa disiplinore, kërkon hetim nga Prokuroria për

0%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dënuar ashpër çdo formë të presionit, shantazhit dhe kërcënimit ndaj delegatëve të Kuvendit të partisë.

Në një reagim zyrtar, LDK iu referua pamjeve të publikuara në opinion, ku pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion ndaj një delegati të LDK-së përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së tij.

Partia njoftoi se do të iniciojë menjëherë procedura statutare dhe disiplinore ndaj anëtarëve që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, LDK i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore, duke theksuar se nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon lirinë e votës dhe proceset demokratike brenda partisë.

Burimi: Bota Sot